Banorët e lagjes Tophane në Prishtinë janë ankuar se 24 orët e fundit nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm, por zëdhënësja e Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë për Telegrafin se atje ka pasur një ndërprerje prej një ore pasi është sanuar një problem.
“Nuk është e vërtetë që 24 orë s’ka pasur ujë, është dezinformatë, ditën e djeshme [e shtune] ka qenë një problem në një objekt banesor dhe ka rrezikuar ujin, është sanuar problemi dhe pas një ore është kthyer furnizimi”, ka thënë Mjeku.
Ajo thotë se për çdo ndërpreje do të njoftohen konsumatorët 24 orë më herët.
“Sot kontraktori i Komunës së Prishtinës e ka ndërprerë ujin e pijshëm në atë pjesë përkohësisht, sepse ka filluar testimin dhe dezinfektimin e rrjetit të ri të ujësjellesit, por pak më pas ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë për të vetmën arsye që ata fillimisht nuk na kanë njoftuar neve si ujësjellës paraprakisht për një veprim të tillë në menyrë që në 24 orë më herët t’i njoftojmë konsumatorët tanë dhe është lënë për një ditë tjetër”, tha ajo.
Mjeku tha se furnizmi me ujë në këtë lagje tash për tash është 24 orë pandërprerë.
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve