Mjekët e organizatës amerikane “Gift of Life International” janë në vizitë në Kosovë, ku kanë kryer disa intervenime.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së mjekët amerikan janë këtu nga dita e diel dhe deri tani kanë kryer 5 operacione kardiokirurgjike dhe 10 intervenime kardiologjike te pacientët.
Ata do të qëndrojnë në Kosovë deri të shtunën e kësaj jave dhe, sipas programit operativ, do të realizohen nga ta edhe 5 operime kardiokirurgjike dhe 7 deri në 10 intervenime kardiologjike.
Në lidhje me këtë Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, vizitoi Spitalin e Kiurgjisë Pediatrike në QKUK, aty ku kardiokirurgë dhe kardiologë amerikanë po trajtojnë fëmijët me probleme në zemër./arbresh.info/


Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...