Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se ka dorëzuar në KQZ nënshkrimet e peticionit me mbi 4000 mijë nënshkrime për rrëzimin e kryetarit të kësaj komunë Erden Atiq.
Ugljanin, ka thënë se dorëzimi i nënshkrimeve të peticionit në KQZ, është bërë në mënyrë të rregullt.
Sipas tij, tash mbetet në duart e KQZ që procesi i shkarkimit të vazhdoj me procedura të tjera.
“Faza përfundimtarë ka përfunduar ne e kemi kryer obligimin sipas Udhëzimit Administrativ dhe krejt në rregull ka kaluar dorëzimi në KQZ peticioni nga grupi iniciues. Janë 423 faqe, nënshkrimet janë 4148 edhe ajo procedura nga KQZ-ja ka qenë e rregullt, tash është në duart e ministrisë përkatëse dhe KQZ-së që të shkoj me tutje”, tha ai./eo
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...