Pas shumë shtyrjesh për shkak të mungesës së kuorumit, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, pa amendamentin e deputetit Nait Hasani, i cili parashihte zvogëlimin e dënimeve për 1/3 për të dënuarit.
Projektligji mori sot 63 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenime.
Ky ligj vlerësohet si veprim i duhur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa, ambasadori amerikan Greg Delawie, së fundi ishte tepër aktiv duke iu kërkuar deputetëve që ta votojnë këtë ligj./Arbresh.info.
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...