Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se demarkacioni është një temë tejet e ndjeshme.
“Tentohet që Kosovën ta definojnë shtet të cilit i besojmë, ose shtet i cili ka falimentuar. Këtu është udhëkryqi ynë që duhet ta zgjedhim. Kjo më është thënë në çdo zyre të miqve më të mëdhenjë të Kosovës. Këtu unë mbetem pa fjalë “, ka thënë ai në RTK.
Pacolli ka thënë se nuk po pranohen faktet e komisionit të dytë.
“Miqtë tanë nuk i konsiderojnë faktet e komisionit të dytë si valide. Kam qenë i befasuar që shtetet mike nuk po i marrin këto fakte. Ata mendojnë që ka ekzistuar një bashki më herët ku nuk kanë qenë të ndara tokat dhe se tani bazohen vetëm në Kushtetutë”, ka thënë ai.
Sipas Pacollit sfida e Demarkacionit duhet të tejkalohet.
“Ky dokument nuk do të shkoj në Kuvend pa i pasur votat. Për ti siguruar votat besoj që do të ketë shumë takime dhe debate interne ku do të mirret parasysh çdo pjesë e letrës dhe do të lihet në dorën e deputetëve. Për mendimin tim do të kisha dashur shumë që kjo sfidë të tejkalohet sa më parë, të shkojë nga tavolinat sepse është duke i bllokuar proceset në Kosovë”, ka thënë ai.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale