Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nga i cili ka pranuar mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë shtetit shqiptar, në përballjen e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lekaj, duke ndjerë keqardhje për ngjarjen e rëndë e cila goditi Shqipërinë muajin e kaluar, deklaroi se mirënjohja e pranuar nga Minxhozi, u takon inxhinierëve të ndërtimtarisë së MIT-së dhe profesorëve të UBT-së, të angazhuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, me ç’rast, ambasadorit i dorëzoi edhe një raport të detajuar të punës së bërë dhe konstatimin e gjendjes nga ana tyre.
MIT, në bashkëpunim me kolegjin UBT dhe në koordinim të plotë me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, i ka ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë, me angazhimin e 14 inxhinierëve të ndërtimtarisë dhe 12 profesorëve të UBT-së, të cilët në mënyrë profesionale, kanë kontribuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, të dalë me një raport, i cili do t’u shërbejë në rikuperimin e gjendjes. /arbresh.info/


Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker