Minstri Bytyqi i ofron mbështetje kryetarit, Agim Bahtiri

22:51 | 12 Korrik 2018

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi i ka ofruar mbështetje kryetarit të komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin, njëherit kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës, z. Enver Hoti, qëndruam për vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u pritëm në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri”, ka shkruar Bytyqi

Ky është postimi i tij i plotë:

Bashkë me zëvendëskryeministrin, njëherit kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj dhe deputetin e Nismës, z. Enver Hoti, qëndruam për vizitë në komunën e Mitrovicës, ku u pritëm në takim nga kryetari i Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Në vazhdën e vizitave që po zhvillojmë nëpër komuna të vendit, ishte edhe kjo në Mitrovicë, ku ofruam mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës, në veçanti mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në fushën e arsimit.

Gjatë këtij takimi, bashkë me zv. kryeministrin Limaj dhe kryetarin e Mitrovicës Bahtiri, diskutuam edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe të ngritjes së cilësisë në arsim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara