Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi Didier Reynders, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj, Komsioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.
Njëkohësisht Ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. /arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë