Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thuri lavde për punën e Qeverisë dhe të Ministrisë në çështjet e Drejtësisë.
Para ndërkombëtareve, Haxhiu prezantoj edhe një here punët që kjo Qeveri i ka bërë në përmirësimin gjyqësorit.
Haxhiu tha vazhdon të jetë ende probleme me ndikim në sistemin e drejtësisë nga karakteret e jashtëm.
“Ministria Drejtësisë është e përkushtuar të shtyj agjendën përpara. Në korrikun e këtij viti, Qeveria ka miratuar strategjinë për rishikimin e ligjit. Strategjia ka rendësi të veçantë për Kosovën. Ne jemi duke punuar shumë për adresimin e krimeve të luftës dhe duhet të adresohet çështje e gjykimit në mungesë dhe ky ligj ka hy në fuqi. Nga problemet kryesore më të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë është sistemi i cenueshëm nga akterët e jashtëm. Ajo që ne si ministri po bëjmë në avancimin e sistemit të ligjit janë të shumta. Breng që e kemi si ministri është që takimet me qytetar që i kemi janë të shumta dhe stërzgjatja e lëndëve është e tepërt për qytetaret pasi duhet të presin deri në 10 vite për adresim të lëndëve. Kjo po e zbeh besimin e qytetarëve në institucionet e Drejtësisë “, tha Haxhiu.
Këto komente, Haxhiu i bëri gjatë prezantimit të Raportit të dytë publikë nga EULEX-i në monitorimin Sistematik dhe Tematik në Drejtësi më gjetjen dhe rekomandimet. /arbresh.info
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...