Ka vdekur nga koronavirusi sot inspektori tatimor Habib Kadolli.
E ministrja e financave, Hykmete Bajrami ka dërguar telegram ngushëllimi tek familja e të ndjerit, transmeton portali arbresh.info.
Ajo në shkrimin e saj përmend kontributin shumëvjeçar të Kadollit në ATK.
E nderuar familje Kadolli,
Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të çmuar, inspektorit tatimor Habib Kadolli, i cili ndërroi jetë sot, më datë 26 qershor.
I ndjeri, z. Habib Kadolli ka dhënë kontribut disavjeçar me angazhimin e tij të palodhshëm në Ministrinë e Financave – Administratën Tatimore të Kosovës, në regjionin e Prizrenit. Vdekja e z. Kadolli është humbje e madhe për familjen, të afërmit e miqtë e tij si dhe për Ministrinë e Financave në të cilën ishte i angazhuar me përkushtim.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Financave dhe në emrin tim, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Me respekt,
HYKMETE BAJRAMI
Ministre e Financave
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak