Me rastin e shënimit të Javës Evropiane kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike ka organizuartryezën e rrumbullaket me moton “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Vaksinohu! Bëje PAP testin!”
Në këtë tryezë ka marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Drejtori i IKShPK, Naser Ramadani, Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku, Shefja e Zyrës së UNFPA, Visare Mujko- Nimani, si dhe profesionistë shëndetësorë, përcjell Arbresh.info.
Vitia ka theksuar rëndësinë e shënimit të Javës për Kancerin e Qafës së Mitrës, e cila është një sfidë e vërtetë për institucionet shëndetësore, për shoqërinë dhe për shëndetin e grave, për shkak të ndikimit të madh dhe të drejtpërdrejt në shëndetin e grave, por edhe për shkak të ndikimit social e financiar e kushtëzuar nga kostoja e lartë e kujdesit shëndetësor.
Ndërkaq, Ramadani ka thënë se vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës dhe skriningu i rregullt janë mënyrat më efektive për të parandaluar kancerin cervikal. Ai tha se qëllimi është që të përmbushet objektivi 90–70–90 që duhet të përmbushen deri në vitin 2030 që është synim për t’u përmbushur deri më 2030 dhe që nënkupton 90% të vajzave të vaksinuara plotësisht me vaksinën HPV deri në moshën 15 vjeç, 70% e grave të kryejnë skrining test deri në moshën 35 vjeç dhe përsëri në moshën 45 vjeçe.
Po ashtu, ministri Vitia ka potencuar se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë e përkushtuar për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore dhe për të ndihmuar në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës, ku gjatë vitit të kaluar, për herë të parë në Kalendarin e Rregullt të Vaksinimit në Kosovë, u përfshi edhe Vaksina kundër Human Papilloma Virusit, me qëllim të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës përmes vaksinimit të vajzave të reja.
“Krahas vendimit politik, kemi siguruar edhe mbi 15.000 doza të vaksinës kundër HPV, me të cilat, duke filluar nga mesi i muajit shkurt, në pajtim me Planin e Veprimit, do të fillojmë vaksinimin e vajzave të klasave të gjashta në gjithë vendin tonë. Mos ta harrojmë faktin se si pilot-projekt me një numër më të vogël të dozave, vaksinimi kundër HPV filloi vitin e kaluar, ndërsa vaksinimi i rregullt është një hap shumë i rëndësishëm dhe një reflektim serioz i Ministrisë së Shëndetësisë në fushën e parandalimit dhe kontrollit. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë është në proces të finalizimit të marrëveshjes me GAVI për të marrë të njëjtat sasi të vaksinave si donacion”, ka thënë Vitia.
Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar përkrahje nga profesionistët shëndetësorë, prindërit, mësimdhënësit, partnerët, publiku i gjerë dhe në mënyrë specifike nga mediat, të cilat kanë rol dhe ndikim të rëndësishëm në suksesin e vaksinimit, siç u dëshmua edhe gjatë vaksinimit kundër Covid-19. /Arbresh.info/
25 vjet nga themelimi i PDK-së, Çitaku: Krenari, punë dhe ën...
Aksident në Drenas, rrokulliset një veturë
Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për të prekurit nga ur...
Izraeli nis sulme të reja në Liban
Makina përplaset me kamionin në Lezhë, dy të plagosur
Të miturit e Qendrës Korrektuese në Lipjan angazhohen për nd...