Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pagesa e shtesës prej 10% të pagës bazë për punëtorët shëndetësore do të bëhet me pagën e muajit shkurt.
Sipas njoftimit, në këtë muaj do të dalin shtesat edhe për janarin.
Njoftimi i plotë:
Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik (profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës) deri në gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022;
Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022.
Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin publik./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...