Ministria e Shëndetësisë: “Delta” është veçanërisht ngjitës për të pavaksinuarit

14:39 | 5 Nëntor 2021
A Z

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë përsëri apel qytetareve që të vaksinohen kundër COVID.

Sipas njoftimit varianti “Delta” është veçanërisht ngjitës për të pavaksinuarit, mirëpo edhe për të vaksinuarit.

Njoftimi i plotë:

Varianti delta është veçanërisht ngjitës – për njerëzit e pavaksinuar mirëpo edhe për ata të vaksinuarit.

POR: Me vaksinimin kundër Covid-19, dukshëm më pak njerëz janë të infektuar sesa atë që nuk janë vaksinuar.

Mbroje veten dhe familjen,

Lajmërohu në Qendrën më të afërt të vaksinimit dhe VAKSINOHU!./arbresh.info/