Ministria e Punës ndau një milion euro pensione për të punësuarit

07:55 | 30 Qershor 2018

Parregullsitë në ekzekutimin e skemave të ndryshme personale gjatë vitit të kaluar e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1 milion e 724 mijë e 168 euro.

Kjo është vlera e gabimit financiar që Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA) ka gjetur në ekzekutimin e skemave të ndryshme pensionale nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Sipas gjetjeve të ZKA-së, gjatë vitit të kaluar në mënyrë joligjore janë paguar 921 mijë e 22 euro për persona që kanë qenë të punësuar, 701 mijë e 211 euro për përfitues të dyfishtë të skemave pensionale dhe 111 mijë e 935 euro janë paguar për persona të vdekur, shkruan express.Me këto dhe shkelje të tjera, sipas raportit

“Ministri është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna”, thuhet në raport./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara