Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton studentët e UP-së për punë praktike

12:48 | 7 Tetor 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lansuar programin për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancoj në përmbushjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë, shkruan portali arbresh.info

Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS)

Fakulteti i Arkitekturës (FA)

Fakulteti Ekonomik (FE)

Fakulteti Filozofik (FF) – Drejtimet e Psikologjise, Historisë,

Sociologjisë, Shkenca politike, Etnologji, Antropologji, Arkeologji,

Fakulteti i Filologjisë (FF’) – Drejtimi i Gazetarisë,

Fakulteti i Mjekësisë (FM)

Fakulteti i Ndërtimtarisë (FN) – Drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë

Fakulteti i Arteve (FA’) – Drejtimet e Dizajnit,

Fakulteti i Edukimit (FE’)

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – Kimi

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Drejtimi Inxhinierisë Kompjuterike

Aplikimi do të bëhet përmes platformës www.kosovogenu.com -> Shpallje -> Programi për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Për detajet tjera rreth këtij konkursi, po ju bashkëngjisim linkun në vazhdim:

https://www.mkrs-ks.org/repo…/docs/3578-a_202110051100.pdf

Afati për aplikim: 23 tetor 2021 /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara