Ministria e Kulturës aprovon Udhëzimin Administrativ për kërkime arkeologjike

15:47 | 17 Nëntor 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për kërkime arkeologjike.

Ky Udhëzim Administrativ sipas Ministrisë së Kulturës, ka për qëllim standardizimin e procedurave të procesit të gërmimit dhe dokumentimin arkeologjik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në përvojat bashkëkohore ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor në fuqi.

“Përmes këtij udhëzimi do të mundësohet organizimi profesional dhe shkencor i procesit të kërkimeve në fushën e trashëgimisë arkeologjike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara