Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Arsim për gjithë procesin e zhvilluar për tekstet e reja shkollore.
Sipas njoftimit për media, ministri Bytyqi, ndër të tjera tha se, kanë qenë të pritshme vështirësitë në këtë proces, sepse sipas tij, ky është projekti më i madh që është realizuar këto vite në MAShT.
Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat që procesi të shkojë si duhet, duke i respektuar të gjitha aktet ligjore në fuqi.
Në njoftim thuhet se ministri përmendi edhe Ligjin e ri për tekste shkollore duke thënë se ky ligj nuk ka kaluar ende për arsye buxhetore, por ai theksoi se kjo nuk e ka penguar fare këtë proces.
Duke folur për nevojën për tekste të reja shkollore, ministri Bytyqi përmendi mospërputhjen e teksteve me kurrikulën e re, si dhe gabime të shumta të cilat kanë pasur tekstet e vjetra.
Ndër të tjera ai foli për gjithë mbarëvajtjen dhe punën që është bërë që nga fillimi, si dhe për shpenzimet që janë bërë gjatë gjithë procesit, e që janë rreth 76 mijë euro në tërësi.
Ndërsa sa i përket cilësisë së teksteve, ministri Bytyqi theksoi se përgjegjësinë e vlerësimit të tekstit e mbajnë recenzentët, ndërsa MAShT-i ka obligim të kujdeset që procesi të shkojë deri në fund si duhet.
Në këtë komision, Bytyqi, përmendi edhe vendimin e KEPShT-it që në listën përfundimtare të teksteve fituese të futen edhe tekstet që janë poentuar mbi 2.75, e që në listën preliminare kanë qenë vetëm ato që janë poentuar mbi 3./Arbresh.info
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...