Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të drejtorëve komunalë të arsimit, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut, BSPK-së dhe KMDLNJ-së, shkruan arbresh.info.
Përmes një komunikatë për media, kjo ministri ka bërë të ditur se në këtë takim, është diskutuar për zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve, me ç’rast të gjithë drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zëvendësohen këto orë, duke qenë se është interes i nxënësve.
“Gjatë këtij takimi, ministri Bytyqi ka theksuar se vendimi i tij është në fuqi, por në një situatë të re duhet të ndryshojë formula e zëvendësimit të orëve të humbura, ndërsa drejtorët e DKA-ve janë pajtuar se duhet të zbatohet Udhëzimi Administrativ që ka të bëjë me normativin dhe kalendarin shkollor dhe se do të bëjnë një plan të ri, secili për komunën e vet, për zëvendësimin e orëve të humbura”, thuhet në njoftim.
Ministri Bytyqi ka theksuar se MAShT është e gatshme t’i përkrahë drejtorët në këtë drejtim, ndërsa ka theksuar se i përkrahë kërkesat e SBAShK-ut, por kërkesat e Sindikatës dhe zëvendësimin e orëve i sheh si dy procese të ndara./Arbresh.info
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...