Ministri Vitia: Vaksinohuni, varianti Delta është kërcënim serioz

13:25 | 30 Korrik 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në një konferencë për media ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen me vaksinën anti-COVID, për të parandaluar përhapjen e virusit

Vitia ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar dhe se momentalisht, arma më e fortë kundër COVID-19 është vaksina.

“Arma jonë e vetme kundër COVID-19 tani është vetëm vaksinimi. Sot kur janë hequr kufizimet sipas kategorive për t’u vaksinuar dhe ky proces është bërë shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u vaksinuar, nuk ka asnjë arsye të vetme për të mos u vaksinuar, asnjë të vetme. Lus edhe një herë të gjithë qytetarët që të vaksinohen sa më shoejtë, sepse përhapja e shpejtë e Delta variantit është kërcënim serioz”, ka deklaruar Vitia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara