Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV.
Në një konferencë për media, ai theksoi se janë marrë të gjithat masat në rast nevoje për të përballuar çdo situatë rreth këtij virusi i cili ka shpërthyer së fundmi në Kinë.
“Nuk kemi akoma rast me HMPV . Nga IKSHPK-ja janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë për këtë problem dhe jemi në kontakt me OBSH dhe çdo institucion tjetër. Në momentin e parë që paraqitet një rast menjëherë merren masat me rekomandimet e IKSHPK-së. Asnjë lloj panike nuk ka për qytetarët. IKSHPK dhe SHSKUK veç kanë filluar masat dhe përgatitjet. Nëse do të kishte arsye për panik, ne do të kishim dalë me informata , nuk ka asnjë arsye për të pasur panik për këtë”, ka thënë Vitia.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë