Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u është drejtuar edhe personave që gjendjen në karantinë e që po ankohen.
Ai u tha atyre se e kanë parasysh që kushtet nuk janë më idealet, por që janë më të mira se në shumë vende të tjera, raporton portali arbresh.info.
Kurse për çështjen e kushteve të higjienës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ministri tha se vazhdimisht është duke u punuar në këtë drejtim.
“Lufta me covid-19 mund të fitohet vetëm nëse ne të gjithë japim kontributin tonë, njëra prej tyre është karantina. Jemi të vetëdijshëm se kushtet nuk janë më të mirat që do të dëshironim për juve, por do të punojnë në ngritjen e higjienës dhe kushteve të tjera. Por ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se kushtet aty janë më të mira se në disa shtete ku karantinat janë bërë në tenda e nëpër qendra kooperativash, ju lusim të mirëkuptoni se është situatë emergjentë dhe sakrificat që po bëni është për të mirë e juaj, familjeve tuaja dhe për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...