Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se aparatura që përdoret për diagnostikimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera, do të vijë në Kosovë në muajin shkurt.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ku po ashtu tha se 7 milionë euro do të investohen këtë vit në Sistemin Informativ Shëndetësor, shkruan Arbresh.info.
“Pjesa e parë e që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri te ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, është shprehur Vitia.
Mes tjerash, ai ka thënë se Sistemi Informativ Shëndetësor si projekt, kushton shumë më shumë./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...