Ish-kryeministri i Kosovës tash ministër i jashtëm Hashim Thaçi i ka bërë thirrje të gjithëve të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se duhet ngritur mbi interesat personale, sepse nëse kjo nuk votohet në Kuvend rrezikohet të shkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, transmeton KTV.
“Duhet të vlerësojmë thellë a është më mirë që të merret vendimi nga institucionet Kosovës apo kjo çështje të shkoj në Këshill të Sigurimit. Nëse kjo çështje shkon atje atëherë do të hapen edhe tema të tjera të cilat do të jenë të vështira për t’i tejkaluar që do të mund të zgjatnin jo tri deri në pesë vite, por deri në 20 vite” ka thënë Thaçi. Sipas tij Kosova dhe qytetarët e saj nuk mund të jetojnë përjetësisht me këtë re të zezë mbi kokë. Duke komentuar deklarimet e opozitarëve, Thaçi tha se nuk është mirë që asnjë deklaratë në Kosovë të ngjajë me ato të Dick Martyt.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se Shqipëria e mbështet krijimin e Gjykatës Speciale, sepse sipas tij, vetëm kështu do të shuheshin të gjitha dyshimet për luftën e pastër të popullit të Kosovës.
Thaçi e Bushati biseduan edhe për mbledhjen e dytë të përbashkët ndërmjet të dyja qeverive që pritet të mbahet me 23 mars. Ndryshe ministri i jashtëm shqiptar ka zhvilluar takime edhe me presidenten e kryeministrin si dhe me parti opozitare në vend./koha.net/
27-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur poshtë një ure në Ita...
Osmani priti në takim Ali Ahmetin: Shqiptarët në RMV janë fa...
Osmani priti në takim Rohden, flasin për konsolidimin instit...
Mbyllet në fundjavë rruga për në Gërmi, shkak i disa aktivit...
Gjysmëfinalja e parë/ Arsenal – PSG, publikohen formacionet ...
Të paktën tre të vdekur pas të shtënave me armë në Suedi