Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Ministri Tahiri e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që janë ndërmarrë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e qasjes në drejtësi, si dhe për miratimin e agjendës legjislative që ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit për media, Ministri Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e drejtësisë, dhe në veçanti përkrahjen e pa rezervë gjatë proceseve jetike të këtij sektori, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të ligjit dhe agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”.
Hapat e ndërmarrë, sipas ministrit Tahiri, do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve vendore, dhe do të ndihmojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve në këto institucione./arbresh.info
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...