Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të dielën është pritur në Stamboll nga homologu i tij turk Mehmet Cait Turhan. Me këtë rast, krerët e infrastrukturës së dy vendeve nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim në Veprimtari Kërkimore – Zhvillimore në Fushat e Transportit.
Kjo marrëveshje sjell një numër aktivitetesh prej të cilave Kosova do të përfitojë nga përvoja turke në transportin rrugor dhe aviacion, përmes shkëmbimit të informacioneve mbi politikat sektoriale, legjislacionin primar e sekondar të të dyja vendeve, vizita të zyrtarëve e ekspertëve trajnues dhe organizime të tjera që kanë për qëllim ngritjen e performancës së dikastereve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Në takimin mes Lekajt dhe Turhan u diskutua rreth të arriturave dhe sfidave të transportit të Kosovës. Ministri Lekaj theksoi lidhjen e qyteteve të Kosovës me rrugë të standardizuara dhe infrastrukturë përcjellëse moderne, ndërkaq vlerësoi se transporti hekurudhor ka nevojë për investime . Në këtë pikë, Turhan shprehi gatishmërinë për ndihmë financiare dhe burime të nevojshme njerëzore.
Lekaj po qëndron në Stamboll me ftesë të shtetit turk për pjesëmarrje në ceremoninë e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit që do të zë vend të hënën./arbresh.info/
Trënava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...