Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mori pjesë në samitin virtual të Miqve të Evropës, BE-Ballkani Perëndimor 2020. Samiti në fjalë organizohet që të diskutohen çështjet më urgjente me të cilat ballafaqohet sot Ballkani Perëndimor.
Ministri Mustafa, i cili ishte ndër katër folësit kryesorë në këtë samit, foli rreth përparimit të arritur në sektorin e bujqësisë, sidomos në atë të digjitalizimit të këtij sektori.
Duke u përqendruar në mundësitë e krijuara nga digjitalizimi në bujqësi, ministri Mustafa tha se, bashkë me rajonin dhe të gjithë Botën, duke përdorur digjitalizimin, Kosova po hapëron drejt arritjes së Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). “Ministria e Bujqësisë, por edhe Qeveria të cilën e përfaqësoj, ka për qëllim që përmes modernizimit të teknologjisë dhe përkrahjes ndaj fermerëve për tu pajisur me softuerë për menaxhimin e fermave, përmes subvencionimit të mjeteve dhe teknologjive dhe aftësimit të fermerëve që ti përdorin ato shërbime, të instalojmë E-bujqësinë edhe në Kosovë”, tha mes tjerash Ministri i MBPZhR, Besian Mustafa.
Fokusi i samitit, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit dhe më gjerë, është bashkëpunimi rajonal dhe forcimi i ekonomisë dhe tregut të punës përmes transformimit të gjelbër dhe digjital, arsimit dhe sipërmarrjes dhe përfshirjes.
Në samit u diskutua gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin rajonal për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë Covid-19./arbresh.info/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...