Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se si pasojë e djegjes së një Trafostacioni të vjetër në Minierën “Trepça”, 10-të minatorë kanë mbetur të bllokuar, por që të njëjtit nuk janë në rrezik jete.
Sipas tij, aktualisht po punohet që të vendoset kontaktë me ta, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrën jashtë sa më shpejtë.
“Janë 10 minatorë që kanë mbetur brenda, më herët kam biseduar me kryetarin e minierës. Ata janë duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të vendosin ndonjë kontakt të mundshëm me ta për të dalë jashtë”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.
Ministra Lluka thotë se të njëjtit nuk janë në rrezik për jetën.
“Të 10 minatorët që janë brenda nuk janë në rrezik për jetën, unë besoj se shumë shpejt ata do të dalin jashtë, po punohet në këtë drejtim”, ka shtuar tutje ai gjatë bisedës. /Indeksonline/
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...