Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Stephanie Eble, Shefe i misionit për Kosovë.
Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, duke i dhënë theks të veçantë projektit të Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit – “Arbër Xhaferi”.
Ministri Lekaj theksoi se ne jemi duke u përpjekur që të kryhen projektet duke u bazuar në qarkoren buxhetore sipas afatit të paraparë. E kam thënë dhe po e përsëris se praktikat e deritanishme që e kanë dëmtuar strukturën buxhetore duhet të ndalen, ne duhet të largohemi nga deficiti buxhetor për aq sa na lejojnë ligjet e vendit tonë. Kur është fjala për Autostradën Prishtinë Hani i Elezit, janë tejkaluar pengesat për stërzgjatjen e këtij projekti, afati i përfundimit të kësaj autostrade është zgjatur për një vit, ndërsa punimet e kësaj autostrade do të përfundohet më 31 dhjetor 2018.
Sa i përket autostradës për Gjilan, ne e kemi programuar në vija buxhetore për katër vite, duke filluar nga viti i ardhshëm. Lidhur me projektin tjetër Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaç, jemi duke biseduar me EBRD, që të hyjmë në obligime, por që do të jenë të programuara sipas buxhetit. Jemi duke punuar edhe sa i përket vazhdimit të Autostradës për Merdare. Do të punohet edhe rreth projektit të zgjerimit të pistës së Aeroportit të Prishtinës, duke e përmbyllur si projekt të rëndësishëm për vendin tonë.
Ministri Lekaj theksoi se janë duke u realizuar edhe projekte të shumta të asfaltimit të rrugëve në vendit tonë.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e FMN-së Staphanie Eble u interesua rreth ecurisë dhe realizimit të projekteve infrastrukturore në vendin tonë siç është projekti i Autostradë Prishtinë-Hani i Elezit dhe projektet të tjera infrastrukturore.
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...