Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv, mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj.
“Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve