Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në kuadër të vizitës në Malin e Zi është pritur në takim nga Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Ministri Krasniqi, duke falënderuar Ministrin Dukaj për pritjen e ka njoftuar për reformat ligjore në MAPL, digjitalizimin e shërbimeve komunale, projektet e implementuara si dhe iniciativat e ministrisë duke përfshirë ndarjen e përvojave dhe koordinimin për OGP.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në mes të dy vendeve me qëllim të zhvillimit të turizmit, mbrojtjes së ambientit dhe shkëmbimit kulturor.
Në anën tjetër, Ministri Dukaj, e ka falënderuar Ministrin Krasniqi për vizitën dhe e ka njoftuar për fushëveprimin e Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi duke u fokusuar tek ofrimi i shërbimeve komunale, digjitalizimi dhe programet ministrore.
Në fund të takimit të dy Ministrat janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkëta. /arbresh.info/

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit