Me ftesën e Kryetarit të Komunës së Athinës, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pjesë e Samitit kundër antisemitizmit i cili po mbahet në Greqi dhe pjesë e së cilit janë, përfaqësues shtetëror,Presidentja e Republikes Helene Katerina Sakellaropoulou, kryetarë të komunave dhe organizata joqeveritare nga vende të ndryshme të botës.
“Në margjinën e këtij samiti, u prita në takim nga Kryetari i Komunës së Athinës, Kotos Bakoyannis, me të cilin diskutuam për bashkëpunim në mes të dy vendeve tona në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, ofrimit të shërbimeve kualitative për qytetarët dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara ashtu siç kishte për qëllim edhe ky samit.
Me Kryetarin, Bokoyannis, u dakorduam që Komuna e Athinës dhe Komunat e Kosovës të thellojnë bashkëpunimin e tyre në fushat me interes të përbashkët” shkruan ministri Krasniqi në postim, ka shkruar ai në facebook. /arbresh.info/
Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lo...
“Je e vetmja dashuri”, Getinjo dhe Ana Kabashi publikojnë du...
Rriten rastet e intervenimeve kirurgjike në zemër, rreth 500...
Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në...
Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në ...
Moti sot në Maqedoni të Veriut