Ministri i ri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, pas marrjes së detyrës ka falënderuar kryeministrin për siç ka thënë ai besimin dhe nderin që i ka bërë.
Ai ka premtuar ngrije të kapaciteve njerëzore, shërbime cilësore e hulumtime shkencore.
Latifi në konferencën për media tha se investimi në shëndetësi do të ndal ikjen e kuadrove nga vendi, por edhe kthimin e atyre që kanë lënë Kosovën, raporton arbresh.info.
“Do të ndërpresim largimin e trurit mjekësor e shkencor nga vendi. Nëse e rregullojmë shtëpinë tonë, do ta bëjmë kthimin e trurit të larguar, që të bëjmë ngritjen e standardeve mjekësore. Të gjithë ata që duan të kthehen mund të vijnë ta ndihmojnë Kosovën”, tha ai.
Ai tha se përmirësimi i gjendjes në shëndetësi do të bëjë që edhe kuadrot e larguar do të kthehen në Kosovë.
Ministri i ri, ka thënë se me modernizmin e spitaleve do të bëjmë që pacientë tanë mos të kenë nevojë të shkojnë për shërim jashtë vendit.
“Ne do të bëjmë strategji 20-30 vjeçare e jo një vjeçare. Por të gjitha këto kërkojnë investim e përkrahje”, tha ai./arbresh.info/
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...