Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai shkruan se Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.
Postimi i plotë:
E nderuara familje Veseli,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.
Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.
Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës./arbresh.info/
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë