Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Këtë e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se politikani në fjalë vjen në Kosovë sot.
“Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e ashpra të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës”.
“Kam pasur kënaqësinë ta shoqëroj Ministrin Kombo gjatë vizitave të tij nëpër Evropë dhe jam shumë mirënjohës që ai ka pranuar të vizitojë edhe Kosovën. Mirë se vjen, miku im Mahmoud!”, ka thënë Pacolli.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026