Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në zyrën e tij deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me ç’rast kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Pacolli ka thënë se Gjermania është njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti shtetin e Kosovës dhe është e vendosur që të rrugëtojë krah saj edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
“Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres në zyrën time deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, nga radhët e CDU-së, Peter Beyer. Vendi ynë duhet t’i intensifikojë raportet e shkëlqyera deri më tani me aleatin tonë historik Gjermaninë, në rrugën e konsolidimit dhe fuqizimit ekonomik. Gjermania si njëra ndër vendet që ka mbështetur më së shumti Kosovën, është e vendosur që të rrugëtojë krah nesh edhe në procesin e liberalizimit të vizave si dhe procesin e anëtarësimit në Interpol. Koordinimi me shtetin gjerman nëpër të gjitha proceset është shumë i rëndësishëm për ecjen tonë të sigurt”, ka shkruar Pacolli, në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...