Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se propaganda nxitëse e urrejtjes në Serbi, e sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit sot vazhdoi me shpifjet për gjoja fyerjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë ndaj kolegëve të tyre serb.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se realiteti ka qenë krejtësisht tjetër dhe se sipas tij atmosfera në Kuvendin e Kosovës sot ishe e qetë dhe festive.
Statusi i plotë:
Propaganda nxitëse e urrejtjes në Serbi, e sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit sot vazhdoi me shpifjet për gjoja fyerjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë ndaj kolegëve të tyre serb. Kushdo që e ka përcjellur seancën e Kuvendit, e transmetuar drejtpërdrejtë nëpër të gjitha televizionet vendore dhe gazetarët ndërkombëtar prezent, e kanë vërejtur se realiteti ka qenë krejtësisht tjetër.
Përkundrazi, sot, në Kuvendin e Kosovës atmosfera ishte e qetë dhe festive.
Në mënyrë plotësisht ligjore dhe duke respektuar në plotëni procedurat demokratike, Kuvendi I Kosovës themeloi ushtrinë e Republikës, si një forcë mbrojtëse ushtarake në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie e religjioni. Ushtria jonë, e trajnuar sipas standarteve më të larta të NATO-s do të jetë e gatshme po ashtu që të shërbejë nëpër misione paqeruejtse në botë, përkrah vendeve liridashëse me aspiratën sublime për t`u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike.
Një falenderim I madh për secilin deputet nga të gjitha komunitetet që votuan PËR.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...