Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në seancën e Kuvendit të Kosovës sot ka folur për ndërprerjen e punës në “Ferronikel”.
Sipas tij, fajin për ndaljen e punës në këtë kompani e ka Partia Demokratike e Kosovës.
“Fajin për ndaljen e punës në Ferronikel e ka PDK-ja. E ka privatizu këtë kompani, kur është dashtë me mbajtë shteti. Po të ishte kompani shtetërore ne do ta ndihmonim, por ajo tash është kompani private. A merr Kosova diçka prej fitimit? Jo, e merr pronari.”
Murati kështu i tha deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili ka kërkuar reflektim nga ana e Qeverisë për çështjen e ndërprerjes së punës së Ferronikelit për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë./arbresh.info/
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...