Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në një video 60 sekondashe, ka përfshinë takimin e Drejtorëve Politik të Kosovës dhe Shqipërisë ndër ngjarjet më kryesore të javës.
Të enjten e 17 Prillit një delegacion i MPJD-së i kryesuar nga Drejtor i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri janë pritur në Tiranë në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë nga drejtori Gazmend Barbulushi.
Në këtë takim është diskutuar rreth çështjes së bashkëpunimit dypalësh, integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal.
Takimin e përshëndeti Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional.
“Sot, në mjediset e #MEPJ u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorëve politikë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, që mbulojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE”.
”Takimi mes delegacioneve vijoi me një bashkëbisedim frytdhënës lidhur edhe me përcaktimin konkret të hapave e aktiviteteve në vijim, si në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh dhe në atë rajonal e shumëpalësh. Forcimi i subjektivitetit të Kosovës përmes njohjeve të reja dhe përforcimi i rolit të saj në strukturat rajonale, ishte pjesë e diskutimeve mes delegacioneve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit