Mimoza Kusari-Lila emërohet ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

18:54 | 31 Mars 2021

Mimoza Kusari-Lila do të ushtroj detyrën e Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka vendosur grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar”, thuhet në njoftim.

Sipas Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm.

LVV ka vlerësuar performancën e Kusari-Lilës në legjislaturën e kaluar.

“Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësin e saj të re”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara