Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së, tha se ndalimi i lëvizjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Banjë të Skenderajt është ‘një mesazh i keq i autoriteteve kukulla në Prishtinë’.
Dodik vuri në dukje se politika e Vuçiq është për dialog, për shkak të së cilës ai shkoi për vizitë në Kosovë.
“Ata mendojnë se gjithçka mund të përfundojë me forcë, ndërsa politika e Vuçiqit është një politikë e dialogut”, tha Dodik duke shtuar se veprimi i Prishtinës zyrtare është i papranueshëm.
“Sikur të isha në vend të Vuçiqit, me siguri se nuk do të shkoja atje, pasi dihet mirë se BE dhe autoritetet në Kosovë punojnë së bashku kundër tij personalisht dhe nismave të tij, si dhe kundër Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”, tha Dodik.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar