Ka me mijëra ndërtime ilegale në pronat e AKP’së. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari.
Tutje, ai ka thënë se janë edhe qindra kërkesa për blerjen e tokës nga qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi në këto prona përmes negocimit direkt.
Bordi i AKP’së në vitin 2017 ka aprovuar një listë prej 120 shtëpive në Anamoravë të ndërtuara në pronën e ndërmarrjeve shoqërore dhe do ta realizojë këtë proces deri në fund.
“Ne do t’i trajtojmë të gjitha rastet e ndërtimeve ilegale në pronat e AKP’së dhe do të bëhet një kategorizim kujt i lejohet blerja e kujt jo”, ka thënë Hajdari në ‘Puls’ të KTV-së.
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së