Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, priti në takim gjeneral Brigade Sven Lange, drejtor i NALT-it në NATO.
“Takimi u zhvillua me qëllim forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në menaxhimin e situatave me zjarre dhe ngritjen e kapaciteteve reaguese në fushën e emergjencave civile”, njofton AME.
Në përmbyllje, palët u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.
Drejtori Metaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të NALT-it dhe kontributin e çmuar në forcimin e kapaciteteve të Agjencisë.
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...