Presidenti i Shqiperisë Ilir Meta, ka ndarë dekoratë për tri familje kosovare bijtë e të cilave kanë rënë dëshmorë në luftën e vitit 1998 e 1999 në Kosovë.
Ceremonia e nderimit u bë para shumë anëtarëve të këtyre tri familjeve pejane në pallatin presidencial në Tiranë.
Medaljet presidenciale u ndanë për familjen Bojku, Gjikolli e Kelmendi që të tria nga qyteti i Pejës. Në emër të familjes Bojku dhe në nderim të dëshmorit Shpetim Bojku i cili ra heroikisht në betejën e Koshares, dekoratën e ka pranuar babai i tij Idriz Bojku.
Teksa edhe për dy të tjerët të rënë në luftë Ahmet Gjikolli e Jusuf Kelmendi, familjarët e ngushtë pranuan medaljet si shenjë respekti.
Dhënia e këtyre dekoratave nga presidenti Meta vjen pak ditë para dorëzimit të detyrës si kryetar shteti që do të jetë më 24 korrik, derisa para kësaj do të zhvilloj edhe vizitën e fundit zyrtare në Republikën e Kosovës, gjatë javës së ardhshme.
Ngjarjen e ka përcjell nga afër një ekip i Klan Kosovës me gazetarin Flamur Gajtani dhe kameramanin Munir Flugaj.
Muhamet Hyseni, shpallet lojtari më i mirë i javës së shtatë...
Prokurori Abazi: Aksioni është realizuar në pronat të cilat ...
Protestojnë punëtorët e Kardiologjisë, kërkojnë shkarkimin e...
Në Suedi diskutohet për angazhimin e ushtrisë pas rritjes së...
Rama: Të përshpejtohet procesi i futjes së Ballkanit Perëndi...
Gjenden rreth 260 bimë kanabis në Podujevë