Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një takimi sot në Tiranë me komisionarin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, tha se liberalizimi i shpejtë i vizave për Kosovën është më se e nevojshme.
Meta dhe Hahn diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë me shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.
Kreu i shtetit shqiptar theksoi se lufta e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të jenë në funksion të vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, por edhe për forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Ai theksoi se Shqipëria e konsideron anëtarësimin në BE një projekt kombëtar strategjik, që meriton të gjithë angazhimin institucional dhe qytetar për plotësimin e pesë prioriteteve, zbatimi i të cilave do të sjellë hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...
Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për...
Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duh...
Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...