Meta e uron Haradinajn për mbajtjen e zgjedhjeve, i quan më demokratiket në botë

08:53 | 25 Nëntor 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, në ditë e dytë të vizitës në Kosovë.

Haradinaj i ka uruar presidentit Meta Festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ndërkaq ky i fundit e ka uruar mbajtjen e zgjedhjeve siç ka thënë ai më demokratiket në botë.

Haradinaj e Meta nuk janë prononcuar për medie.

Meta më pas do të takohet edhe me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi./eo

Lajmet më të lexuara