Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Haxhi Avdyli, ka treguar se kush do të jetë kandidat i LDK’së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ai ka mohuar se do të kandidojë vetë.
“Nuk jam unë kandidat për kryetar të Prizrenit, por Hatim Baxhaku, edhe pse u largua nga lista për deputetë, shumë analiza e nxjerrin fitues në Prizren”, ka thënë Avdyli në televizionin Rrokum.
“Njeriu i duhur për t’ia rikthyer Prizrenin LDK’s është Hatim Baxhaku”, ka thëne Avdyli.
Sipas tij, Baxhakut i beson qytetari i Prizrenit, sepse është njeri i deshmuar
“Jemi të sigurt se me kandidimin e tij, LDK do të fitojë në Prizren”, ka thënë Avdyli.
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...