Në Prishtinë u mbajt ceremonia e përkujtimit për 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të cilat humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.
Ambasadorë të huaj, krerë inatitucional e pjesëtarë të KFOR-it përkujtuan ushtarët e rënë në vend. Të njëjtit thanë se do t’i kujtojnë gjithmonë 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike.
Përmes ceremonisë së organizuar po ashtu u dërguan mesazhe për paqe. Me këtë rast u tha se kjo ditë duhet t’i frymëzojë të gjithë për të punuar për paqen në rajon.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...