Mërgimtari që ishte në autobusin e aksidentuar në Serbi: Kemi qenë në gjumë, kishte edhe fëmijë

08:17 | 12 Janar 2022

Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Krushevc të Serbisë, tha se deri te aksidenti erdhi pasi rruga nuk ka qenë fare e pastruar nga autoritetet serbe.

Sipas tij ngasësi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale.

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”, tha ai në Klan Kosova.

“Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara