Mërgimtarët zbarkojnë në vendlindje, mblidhen në Prishtinë me vetura super luksoze

18:05 | 28 Korrik 2025
E.G

Me vetura super luksoze, mërgimtarët e diasporës e adhuruesit e makinave janë bashkuar në një nga ngjarjet më të mëdha të verës – edicioni i 8-të i ‘Diaspora Meeting’, organizuar nga grupi Marakli t’Kerreve.

Ky event tashmë është kthyer në traditë, e cila sjell bashkë diasporën dhe adhuruesit e makinave në një atmosferë unike me shumë energji, aktivitete e surpriza.

Veturë super luksoze mijëra eurove, mërgimtari tregon se çka dhe sa investoi në të.

“Vetura ka kushtuar 55 mijë euro, ka pasur investime i kam ndërru të gjitha, si fellnet, ngjyrën e gjithçka, vetëm ngjyra më ka kushtuar pesë mijë euro e zhurma katër mijë e 500 euro, veturën e kam blerë në Gjermani”, tha mërgimtari.

Vlerë që prek një milionë euro, pronar i dy veturave super luksoze, njëra ferrari e tjetri mercedes, tregoj se sa i kushtuan te dyjat.

“Mercedesi ka kushtuar 300 mijë euro, e ferrari 700 mijë euro, nuk kam investuar janë direkt nga fabrika, janë blerë jashtë vendit”, tha ai.

Me tetë edicione të suksesshme, Diaspora Meeting nuk është më vetëm një event – është një urë lidhëse mes Kosovës dhe mërgatës, një festë e identitetit, pasionit dhe bashkimit.

Përtej zhurmës së motorëve dhe spektaklit, ky takim dëshmon fuqinë e diasporës në ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen. Deri vitin tjetër – me edhe më shumë energji, emocione dhe dashuri për veturat!”/Arbresh.info/Rita Jakupi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme