Rrënimi i xhamisë së vjetër dhe ndërtimi i një xhamie të re ka irrituar mërgimtaret e Zhegrës së Gjilanit.
Këta të fundit, assesi nuk po pranojnë projektin, ku është paraparë që të rrënohet xhamia, pasi sipas tyre, kjo xhami është ndërtuar nga puna vullnetare e banorëve të këtij fshati.
Sipas tyre, ndërtimi i kësaj xhamie daton që nga viti 1975.
Kjo është komunikata e plotë e tyre:
Të nderuar,
Në kuadër të projektit për ndërtimin e një Xhamie të re në Zhegër dhe rrënimit të Xhamisë së vjetër, ne mërgimtarët e Zhegrës nga Gjeneva e më gjërë deklarohemi se kundërshtojmë kategorigisht projektin ne formën aktuale.
Xhamia e fshatit e ndërtuar në vitin 1975 nga puna vullnetare e banorëve të Zhegrës, e financuar poashtu nga vet banorët e fshatit, mbulon mjaftueshëm nevojat e besimtarve të fshatit për lutje, ka nevojë për nje meremtim të ri dhe ndërtimin e një pjese anekse për qështje mortore dhe asgjë tjetër.
Jemi të gatshëm që të mbështesim financiarisht qdo projekt që ka të bëjë me meremetimin e sajë por asesi në ndonje formë tjetër.
Njoftojmë opinionin publik, Komunën e Gjilanit , Misitrinë e Ambientit, Bashkësinë Islame te Kosovës, Këshillin e fshatit Zhegër, udhëheqësit e Xhamisë së Zhegrës që ky projekt nuk mund të realizohet pa pëlqimin e shumicës së qytetarve të Zhegrës, dhe se rezervojmë të drejtën tonë që të ankohemi tek organet kompetente simbas ligjit dhe të drejtës për ankesa.
Për Iniciativën qytetare të mërgimatrve:
Besim Jusufi , Elbasan Arifi , Agim SherifI, , Beqir Isufi, Belgin Idrizi ,Remzi Tahiri, Shpend Ramadani, Ramadan Hiseni, Sabedin Haziri
Gjenevë më 12.07.2019
Rama për median estoneze: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dial...
MINTI: Rritet mbikëqyrja e tregut dhe trajtimi i ankesave të...
Kurti takoi rinin në Vushtrri, u premtoi mbështetje të vazhd...
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë të kry...
Hamza në Vushtrri: Familjet po përballen me vështirësi të më...
IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit pë...